I nxehti po vjen edhe në Kosovë

Fusha të presionit të lartë nga Evropa perëndimore do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë.

Kjo fundjavë me mot të përmirësuar, për dallim nga dy javët paraprake, ndërsa nga java që po hyjmë vala e të nxehtit që ka kapluar perëndimin e kontinentit do të shtrihet edhe mbi vendin tonë, por që nuk pritet të sjellë temperatura abnormale sikur në vendet tjera evropiane.

Të dielën do të jetë mos shumë i ngrohtë, kryesisht me diell, ndërsa e hënën, e marte dhe mërkurë mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 28C deri në 31C.

Do të fyejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë një rritje të lehtë mbi vlera normale.