Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Elbasan- Peqin, ku një 35 vjeçar ka humbur jetën.
I riu ka humbur kontrollin e makinës dhe përfunduar në lumin Shkumbin.
NJOFTIMI:
Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, shtetasi S.S., 35 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit shtetasi S.S. Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.