I vjedhin çantën me 1400 euro dhe tre pasaporta brenda

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur një çantë në veturën e tij.

Sipas ankuesit, në çantë ishin 1400 euro dhe tre pasaporta.

Policia thotë se po e heton rastin që ka ndodhur në Gjilan.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona te panjohur nga vetura e tij i kane vjedhur një qante ne te cilën kishte 1400 euro dhe tre pasaporta. Njesitet policore jane duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë./indeksonline