Ibrahimovic mund të rikthehet në Manchester

Zlatan Ibrahimovic mund të befasojë sërish në sezonin e ri.

Ibrahimovic është duke vazhduar rikuperimin nga lëndimi i rëndë i gjurit.Por, ai po ashtu është në kërkim të një klubi të ri.

“The Sun” shkruan se sulmuesi suedez do të rikthehet nga lëndimi në muajin tetor të këtij viti.

Kurse, pas rikuperimit ai mund të nënshkruajë kontratë të re me Manchester United, klub me të cilin luajti në sezonin e shkuar.