Ibrahimoviç mungon një muaj

Ylli suedez i Manchester United-it, Zlatan Ibrahimoviç, do të qëndrojë edhe një muaj jashtë fushës së blertë për shkak të lëndimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Trajneri portugez i klubit, Jose Mourinho, pas ndeshjes së djeshme me Southampton e cila përfundoi baraz, i informoi gazetarët në lidhje me situatën shëndetësore të golashënuesve të klubit, Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku.

Mourinho tha se Ibrahimoviç i cili pas një kohe shumë të gjatë u kthye në fushë në muajin nëntor u lëndua përsëri dhe prandaj nuk ka marrë pjesë në ndeshjen me Southampton.

“Përsëri pësoi lëndim në gjurin të cilin e kishte lënduar më parë. Nuk do të mund të luaj edhe një muaj”, u shpreh Mourinho.

Ndërkohë golashënuesi belg, Lukaku, ishte i detyruar të braktisë fushën në ndeshjen me Southampton në minutën e 14-të pasi mori një goditje.

Mourinho tha se pret që Lukaku të mungojë të paktën në dy ndeshje.