Iker Casillas pëson sulm në zemër

Portieri legjendar i Portos, Iker Casillas, është dërguar me urgjencë në spital, pas një sulmi të pësuar në zemër.

Ish portieri i Real Madridit, është shtrirë në spital, pasi dyshohet se ka pësuar një sulm në zemër sipas raporteve nga Portugalia, raporton ‘Daily Mirror’, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas raportimeve të para, besohet se gjendja e tij të jetë e qëndrueshme.

37 vjeçari pritet të mungojë në pjesën tjetër të sezonit për Porton.

Casillas, së fundi ka nënshkruar një kontratë të re me Porton, që po lufton për titullin e kampionit në Portugali./Lajmi.net/