IKShP-ja rekomandon mbylljen e kufijve me vendet fqinjë

Është mbledhur komisioni i posaçëm për parandalimin e koronavirusit në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se deri më tani nuk ka asnjë person me koronavirus.

Ai bëri të ditur se sot janë paraqitur 15 raste të dyshimta rezultatet e të cilëve do të dalin rreth orës 14:00.

IKShP-ja thekson se akoma nuk ka vend për panik, por që ka kërkuar kujdes të shtuar.

Po ashtu me rekomandim të IKShP-së, u kërkua mbyllja e të gjithë kuflijve me vendet fqinjë.

“Duke pasur parasysh situatën epidimiologjike me COVID 19 ditëve të fundit vlerësimin e OBSh-së që konsideron se situata epidimiologjike është me risk shumë të lartë në tërë botën, si dhe shpalljen e pandemisë nga ana e OBSh-së, propozon mbylljen e kufijve nga shtetet fqinjë. IKShP-ja dhe komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse të MSh-së bazuar në pikën e dy masave të qeverisë të datës 11 mars e cilas thotë: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore për në vendet me risk të lartë dhe të mesëm deri në një vendim tjetër japin rekomandim për ministrin e Shëndetësisë që të ndërmerren masa konkrete në këtë drejtim”, tha ai.

Më pas me rekomandim të kryeministrit Kurti, mbledhja vazhdoi punimet me dyer të mbyllura.