Inaugurohet “Xhamia e Dritës” në Vitomiricë të Pejës (Video)

Sot është bërë inaugurimi i “Xhamisë së Dritës” në Vitomiricë të Pejës, donacion i Hamda Rashid nga Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht nga Dubai.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe vet donatorja Hamda Rashid, krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe të Komunës së Pejës.

Kjo nuk është xhamia e vetme e financuar nga Rashid, pasi që të tilla xhamia ka ndërtuar edhe në disa vende tjera të Kosovës.

Në vazhdim mund ta shikoni videon e plotë të ceremonisë së inaugurimit të kësaj xhamie mjaftë të bukur./Mesazhi.com/