Incident i ri në Bregun Perëndimor, plagoset një palestinez

Në Nablus të Bregut Perëndimor ka ardhur deri tek trazirat gjatë të cilës intervenuan ushtarët izraelitë duke plagosur një palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri te intervenimi dhe tensionet erdhi si pasojë e hyrjes së kolonëve hebrenj në zonën për të cilën thuhet se është vendpushimi i të dërguarit Jusuf.

Burimet lokale theksojnë se një grup i kolonëve hebrenj hyri në zonën në shoqërim të ushtarëve izraelitë. Reaguan palestinezët në çka intervenuan ushtarët izraelitë.

Nga Gjysmëhëna e Kuqe theksojnë se është plagosur një palestinez. Hebrenjtë besojnë se në këtë zonë në Nablus të Bregut Perëndimor gjendet varri i të dërguarit Jusuf.

Megjithatë, arkeologët theksojnë se bëhet fjalë për varrin e vjetër disa shekuj që i përket muslimanit me emër Yusuf ed-Duveykat.