
Grupet hindu të krahut të djathtë mbajnë marshe në lagjet muslimane duke bërë fjalime urrejtjeje gjatë festimeve të Ram Navmit në disa shtete.
Muslimanët në disa shtete indiane janë të shqetësuar pasi turmat hinduse dolën në marshe, duke mbajtur fjalime urrejtjeje dhe duke sulmuar pronat e tyre gjatë festivalit hindu të Ram Navmit.
Shumica e dhunës u raportua nga shtetet e Madhya Pradesh, Gujarat, Jharkhand dhe Bengalit Perëndimor të dielën, ndërsa komuniteti hindu festuan Ram Navmin.
“Jai Shri Ram” (I lartëmadhëruar është zoti Ram) është kënga që kohët e fundit është bërë një thirrje tubuese nga grupet e krahut të djathtë hindu, ndërsa ata synojnë muslimanët dhe pakicat e tjera.
Dhjetëra video janë bërë virale në mediat sociale indiane që nga e diela, duke treguar marshe të burrave hindu të veshur me shalle shafrani – dhe, në disa raste, duke mbajtur shkopinj dhe shpata – duke ndaluar motoçikletat e tyre në lagjet muslimane, duke luajtur këngë provokuese të shoqëruara me kërcënime gjenocidi jashtë shtëpive dhe xhamive.
Disa nga trazirat më të këqija u raportuan nga rrethi i Khargone në shtetin qendror të Madhya Pradesh, i qeverisur nga Partia Bharatiya Janata (BJP) e kryeministrit Narendra Modi.
Në vende të ndryshme pati edhe incidente të ndryshme si djegie të shtëpive, shkatërrim të shtëpive, rrahje si dhe dhjetëra burgosje.
Nadim Khan, aktivist me bazë në Nju Delhi themelues i grupit Të Bashkuar Kundër Dhunës tha për Al Jazeera se gjuha e urrejtjes ndaj muslimanëve si dhe sulmet ndaj xhamive në pjesë të ndryshme të vendit gjatë festave hinduse tregojnë qartë se këto aktivitete ishin të organizuar mirë për të nxitur dhunën ndër etnike në vend.
Kritikët e kryeministrit Modi thonë se partia e tij nacionaliste hinduse qe qeveris vendin ka nxitur polarizimin fetar që nga ardhja në pushtet në 2014.
Që atëherë, grupet e krahut të djathtë hindu kanë nisur sulme ndaj pakicave, duke pretenduar se po përpiqen të parandalojnë konvertimet fetare. Disa shtete indiane kanë miratuar ose po shqyrtojnë ligje kundër konvertimit që sfidojnë të drejtën e mbrojtur me kushtetutë për lirinë e besimit. /mesazhi
The Master mind of Delhi riots in #khargone provocating Hindu with his hate speech.
Note: UAPA is only for Muslims.#IndianMuslimsUnderAttack #KhargoneAntiMuslimRiot #MuslimLivesMatter pic.twitter.com/aUCOKO99KU
— Imran🗨 (@Imran_immu77) April 11, 2022





