Indonezi, 81 mijë persona të prekur nga përmbytjet

Në zonën Bandung të provincës indoneziane Java Perëndimore 81 mijë persona janë prekur nga përmbytjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Wahyu Budiman, zyrtari kryesor operativ i Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave në Java-n Perëndimore, tha se shirat e rrëmbyeshëm që goditën mbrëmë zonën Bandung kanë shkaktuar përmbyje në pesë zona.

Budiman tha se 81 mijë persona janë prekur nga përmbytjet në rajon dhe se rreth 2 milionë persona janë evakuuar pasi shtëpitë e tyre ishin dëmtuar.

Sipas tij, 22.057 ndërtesa, ndër të cilët 169 ndërtesa publike, janë përmbytur.