Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indonezi, peshkatarët shpëtuan 76 muslimanë të Arakanit

Indonezi, peshkatarët shpëtuan 76 muslimanë të Arakanit

Peshkatarët indonezianë kanë shpëtuar 76 muslimanë të Arakanit në rajonin Açeh të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeshefi i policisë Riza Yulianto konfirmoi se muslimanët e Arakanit janë shpëtuar nga varka e cila kishte probleme teknike. Në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë.

Në fund të muajit në Tajlandë u dëmtua një varkë me 56 Rohingya, e cila shpëtimin nga dhuna e kërkonte ta gjejë në vendet fqinje. Me aprovim dhe ndihmë të autoriteteve tajlandeze varka u riparua dhe vazhduan rrugën. Megjithatë, muslimanët e Arakanit u ndalën në Malajzi dhe iu dorëzuan Departamentit për migrantë.

Muslimanët e Arakanit, Rohingya tashmë me vite janë grupi më i rrezikuar etnik në botë, ndërsa nga viti i kaluar përballen me valë të re të dhunës në rajonin Arakan të Mianmarit.

Me arsyetimin e luftës kundër grupeve militante, ushtria e Mianmarit ka shkatërruar disa qindra fshatra muslimane prej të cilëve së paku 750.000 fshatarë janë të detyruar të largohen drejt Bangladeshit.