Është rritur në të paktën 1.140 numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Indonezi, raporton Anadolu.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) e Indonezisë njoftoi se numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut është rritur në 1.140, me 163 persona që ende raportohen të zhdukur.
Imazhet tregojnë një fshat të dëmtuar rëndë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në zonën Aceh Tamiang të provincës Aceh të Indonezisë.



