Inspektorët me super-rritje të pagave

Inspektorët e nivelit qendror do të kenë ndër rritjen më të madhe nga ligji i ri i pagave.

Kësisoj, sa ishte rroga e tyre 480 euro ata nga shkurti do t’i marrin 735 euro.

Kujtojmë se vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të jetë 105 euro. Ndërsa, kryeministri, Albin Kurti ka paralajmëruar se nga viti i ardhshëm do të jetë 110.