Instagram mbyll shitblerjen live më 16 Mars

Shitblerja është ende pjesë e këtyre aplikacioneve të medias sociale përmes postimeve, Reels dhe Stories por Meta është kthyer drejt qasjeve bazike.

Meta nuk po ndalet së hequri disa prej funksionaliteteve të shitblerjes në platformat e saj. Instagram ka paralajmëruar përdoruesit se shitblerja live do të mbyllet më 16 Mars.

Pas këtij afati, dyqanet nuk mund të etiketojnë produktet gjatë transmetimeve live dhe duhet të prisni pasi të ketë përfunduar për ti blerë.

Rrjeti social shpjegoi lëvizjen si përpjekje për tu përqendruar në funksionalitete kyçe. Lajmi vjen pasi Instagram hoqi tabin Shopping nga ndërfaqja kryesore dhe disa muaj pasi Facebook largoi Live Shopping duke shtyrë dyqanet drejt Reels.

Shitblerja është ende pjesë e këtyre aplikacioneve të medias sociale përmes postimeve, Reels dhe Stories por Meta është kthyer drejt qasjeve bazike.

Live Shopping debutoi për herë të parë në 2020-ën, ndërkohë që njerëzit po detyroheshin të blinin online gjatë pandemisë.

Meta nuk është platforma e vetme që po has probleme me shitblerjen. TikTok e solli shitblerjen përmes teknologjive të jashtme. /PCWorld Albanian