Integrimi i Gemini në Google Messages tashmë në çdo telefon Android

Aktualisht Google Messages ofron mbështetje vetëm për Gemini në gjuhën Angleze dhe në 164 vende të botës. Google thotë se po punon për ta ofruar në më shumë gjuhë dhe territore në të ardhmen.

Në fillim të vitit në Kongresin Mobil Botëror, Google tha se chatboti AI Gemini do të integrohej në aplikacionin Messages, duke ju dhënë kështu qasje në chatbotin AI të Google drejtpërdrejtë nga aplikacioni në fjalë.

Funksionaliteti ishte i kufizuar vetëm në modelet e fundit Pixel dhe Galaxy nga Samsung në momentin e debutimit, por Google tani ka përditësuar faqen e saj të ndihmës duke thënë se është i disponueshëm për çdo pajisje Android me të paktën 6GB RAM.

Aktualisht Google Messages ofron mbështetje vetëm për Gemini në gjuhën Angleze dhe në 164 vende të botës. Google thotë se po punon për ta ofruar në më shumë gjuhë dhe territore në të ardhmen.

Gjithashtu duhet të jeni një përdorues në moshën 18 vjeç ose më shumë për ta përdorur Google Messages me një llogari dhe si rezultat të aksesoni veçorinë e re.

Së fundi duhet të siguroheni se opsioni i mesazheve RCS është i aktivizuar. Për të aksesuar Gemini, mjafton të hapni aplikacionin dhe të filloni një bisedë të re për të parë opsionin e bisedës me chatbotin.