Intel Core i9-13900KS thyen barrierën 6Ghz

Modeli i parë i9-13900K mund të arrinte frekuencën 5.8Ghz me një bërthamë ndërsa i9-13900KS mund të shkojë deri në 6.0Ghz me një bërthamë.

Procesori i shumëpritur Core i9-13900KS është prezantuar ditën e sotme dhe do të jetë zyrtarisht i pari që godet frekuencën 6Ghz.

Ky çip do të kushtojë 699 dollarë kur të dalë në shitje ditën e sotme,

Me 24 bërthama dhe 32 threads, i9-13900KS është një edicion special i Core i9-13900K prezantuar në Tetor. Ka tetë bërthama performance dhe 16 bërthama efikasiteti.

Modeli i parë i9-13900K mund të arrinte frekuencën 5.8Ghz me një bërthamë ndërsa i9-13900KS mund të shkojë deri në 6.0Ghz me një bërthamë.

Por sa diferencë në performancë do të bëjë një frekuencë shtesë prej 200Mhz? Core i9-13900KS mund të performojë 4 përqind më mirë në disa detyra.

Për konsumatorin përfundime janë shumë të vogla sa për të justifikuar një pagesë shtesë mbi 13900K ndërsa për Intel është diçka për tu krenuar përballë konkurrencës.

Core i9-13900KS Do të konkurrojë me Ryzen 9 7950X3D që u prezantua në CES. AMD nuk ka zbuluar çmimin ende e as disponueshmërinë por pretendimet e kompanisë në gaming ishin të forta. /PCWorld Albanian