Inteligjenca artificiale zëvendëson 10 përqind të fuqisë punëtore të Duolingo

Shefi ekzekutiv i kompanisë Luis von Ahn ju tha aksionerëve në Nëntor se kompania po përdorte AI për të krijuar përmbajtje të reja siç janë skriptet dhe në mënyrë shumë më të shpejtë.

Duolingo ka shkurtuar 10 përqind të fuqisë punëtore kontraktore dhe po përdor mjetet AI për të kryer proceset që ju ishin ngarkuar atyre raporti Bloomberg.

Nuk kemi më nevojë për aq shumë njerëz për të bërë disa punë të caktuara që kryheshin nga këto kontraktorë,” tha një përfaqësues i kompanisë pa specifikuar për çfarë punësh bëhej fjalë konkretisht.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Luis von Ahn ju tha aksionerëve në Nëntor se kompania po përdorte AI për të krijuar përmbajtje të reja siç janë skriptet dhe në mënyrë shumë më të shpejtë.

Duolingo gjithashtu mbështetet në AI për të gjeneruar zërat që përdoruesit dëgjojnë. Kompania ka ofruar veçori AI edhe në të kaluarën.

Vitin e kaluar lançoi abonimin Duolingo Max duke ju dhënë përdoruesve qasje në një robot bashkëbisedues që mund tu shpjegojë pse përgjigjet e tyre ishin të sakta ose jo.

Ngritja e AI gjeneruese në vitet e fundit ka sjellë frikën e humbjes së vendeve të punës përballë teknologjisë. Në këtë rast asnjë vend pune me kohë të plotë nuk është prekur nga shkurtimet, një sinjal se punonjësit nuk po zëvendësohen në masë nga inteligjenca artificiale.