Inter dhe Lacio ndahen në paqe

Është mbyllur në një barazim të bardhë takimi mes Interit dhe Lacios, ku sërish Thomas Strakosha ishte protagonist për skuadrën e tij.

Në ndeshjen e vakët me raste në San Siro, portieri i Kombëtares shqiptare u bë protagonist falë pritjes së realizuar ndaj Ivan Perisiç në pjesën e parë dhe dy pritjeve të tjera në pjesën e tij, duke u mohuar vendasve golin e avantazhit.

Ndërkohë, për miqtë në pjesën e dytë vlen të përmendet momenti kur gjyqtari i takimit dha një 11-metërsh, pas një prekje të topit me dorë ngë Skriniar.

Por, pasi u konsultua me VAR-in, gjyqtari kryesor e anuloi vendimin e mëhershëm dhe ndeshja vazhdoi, duke u mbyllur pa gola.

Me nga një pikë të siguruara në këtë takim, Interi ruan vendin e tretë me 41 pikë, ndërsa Lacio të pestin me 37./tch