Interi fiton derbin kundër Milanit

Interi ka fituar derbin e Milanos.

‘Nerazzurri’ mposhtën 1:0 skuadrën e Milanit.

Gjatë gjithë ndeshjes lojë më të mirë bën Interi, duke marrë edhe pikët e plota në fund.

Raste krijuan shumë, por shënuan vetëm njëherë.

Në minutën e 34’ pas një rivënie nga këndi realizoi Lautaro Martinez.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të ‘zikaltërve’.

Edhe në 45 minutat e tjerë më të mirë ishin Interi, por më gola nuk dhanë.

Milani në anën tjerë nuk rrezikuan thuajse fare portën Onana.

Me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 43 pikë.

Milani pas humbjes bien në vendin e gjashtë me 38 pikë gjithsej.