Serie A ka një lider të ri pas xhiros së 15-të.
Është skuadra e Interit që tani ka rrëmbyer këtë pozitë pas fitores së thellë 5:0 ndaj Chievos në ‘San Siro’.
Neroazurët për asnjë moment në këtë sfidë nuk e diskutuan fitoren, duke krijuar raste të panumërta.
Perisic me tre gola, Icardi dhe Skrinar me nga një, shënuan në këtë sukses të Interit.
Pas kësaj fitore, Interi kryeson në Serie A me 39 pikë, një më shumë se Napoli dhe dy më shumë se Juventusi.
Xhiron e ardhshme, Interi luan në udhëtim te Juventusi, për të zhvilluar derbin e Italisë./