Ballina Sport Futboll Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Interi mposhti Lazion në Milano me rezultat 2:0.

Ndeshje çerekfinale e Kupës italiane u zhvillua të martën mbrëma.

Interi shënoi golin e parë në minutën e 39-t. Golashënues i golit të parë ishte Marko Arnautoviq.
Golin e dytë Interi i shënoi në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 77-të. Hakan Çalhanoglu shënoi nga penalltia golin për 2:0.