Interi kërkon Dembelen

Interi po mendon për të ardhmen në sulm. Dhe, një prej lojtarëve që synon ta transferoj është sulmuesi i Lyonit, Moussa Dembele.

Ai nuk pritet ta rinovojë kontratën me Lyonin. Demebel 26-vjeçar ka kontratë me klubin francez deri në fund të sezonit aktual.

Ai me fanellën e Lyonit në Ligue 1 të Francës ka shënuar vetëm tre gola në 27 ndeshje. Dembele nuk ishte i suksesshëm as në Atletico Madrid, ku ishte huazuar për një sezon. Te Lyoni u transferua në vitin 2018 nga Celticu skocez, ndërsa më herët karrierë ka bërë edhe te Fulhami.