Interi shënon fitoren e pestë radhazi

Skuadra e Interit ka vazhduar me fitore në Serie A.

Zikaltërit kanë mposhtur skuadrëmn e Empolit në udhëtim, me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Frederico Dimarco në minutën e 51-të.

Me këtë fitore Interi vazhdon të jetë lider i Serie A me 15 pikë, ku ka shënuar fitore në të gjitha ndeshjet e deritanishme, me një goldallim 14-1.

Në anën tjetër Empoli renditet e fundit me 0 pikë.