iOS 17.1.1 vjen për ta bërë platformën më stabile në iPhone

Përditësimi mund të përmbajë rregullimi e konektivitetit Wi-Fi që Apple lançoi me iOS 17.2 beta por edhe të adresojë fikje të papritura të disa iPhone gjatë natës që përdoruesit i kanë raportuar.

Apple është duke testuar së brendshmi iOS 17.1.1 për iPhone, një versioni i cili do të përqendrohet i gjithi në rregullime keqfunksionimesh por është e paqartë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Përditësimi mund të përmbajë rregullimi e konektivitetit Wi-Fi që Apple lançoi me iOS 17.2 beta por edhe të adresojë fikje të papritura të disa iPhone gjatë natës që përdoruesit i kanë raportuar.

Apple premtoi të rregullonte problemin me karikimin wireless të BMW që prekte disa modelet iPhone 15 megjithatë mbetet për tu parë nëse është implementuar në iOS 17.1.1.

Nuk është e qartë kur ky versioni i iOS do të jetë i disponueshëm. Ndërkaq iOS 17.2 është në fazë testimi dhe përmban disa veori dhe ndryshime në aplikacionin Journal, Apple Music, iMessage dhe mini-aplikacionet e motit dhe orës.