iOS 18 do të jetë përditësimi më i madh në historinë e sistemit operativ

Përgjatë viteve kjo hapësirë ka pësuar ndryshime siç janë sfondet shumëngjyrëshe dhe opsioni për të vendosur fotot personale.

Çdo vit Apple prezantoi një sistem të ri operativ për produktet e saj, përfshirë iPhone. Në fillim të Qershorit në WWDC pritet që Apple të zbulojë iOS 18, versionin e ardhshëm të sistemit operativ për iPhone.

Mark Gurman i Bloomberg thotë se debutimi i këtij viti do të jetë i veçantë. Apple do të bëjë ndryshime në një prej pjesëve më të rëndësishme të sistemit operativ: ekranin Home.

Përgjatë viteve kjo hapësirë ka pësuar ndryshime siç janë sfondet shumëngjyrëshe dhe opsioni për të vendosur fotot personale.

Është shtuar një efekt thellësie që i bënte ikonat të duket sikur pluskojnë mbi sfondin. Së fundi Apple solli opsionin për të shtuar mini-aplikacionet (widgets), diçka që ka qenë e disponueshme në Android prej vitesh.

Sipas Gurman, versioni i iOS i këtij viti do të jetë një prej më të mëdhave në mos më i rëndësishmi në historinë e iOS.

Së bashku me ndërfaqen e re Home, Gurman thotë se Apple do të përqendrohet edhe tek mjetet AI që ndihmojnë përdoruesit në përditshmërinë e tyre në vend të funksionaliteteve AI si ChatGPT.

Detajet janë të pakta por spekulimet të tjera flasin për pajisjen e Siri me AI dhe integrim më i thellë i Apple iMessage. Apple gjithashtu do të adoptojë Rich Communication Services (RCS) në iMessage.