Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irak, mbështetësit e Lëvizjes Sadr protestë kundër administratës gjyqësore

Irak, mbështetësit e Lëvizjes Sadr protestë kundër administratës gjyqësore

Një grup i lidhur me Lëvizjen Sadr filloi një protestë para ndërtesës së Këshillit të Lartë Gjyqësor në Bagdad të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbështetësit e liderit të Lëvizjes Sadr, Muqtada al-Sadr, protestuan kundër Këshillit të Lartë Gjyqësor duke ngritur tenda përpara ndërtesës.

Sadr deklaron se administrata gjyqësore është politizuar dhe duhet ndryshuar.

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Faik Zeydan, dje tha se gjyqësori është në distancë të barabartë nga të gjitha partitë politike. Ndërkaq Sadr, argumentoi se në fakt nuk është kështu.