Irani: E rifillojmë programin bërthamor nëse na kërcënoni

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi se vendi i tij është i aftë sërish të fillojë programin bërthamor në vetëm disa orë.

Rouhani në fjalimin e tij para deputetëve deklaroi se këtë mund ta bëjë “për një orë dhe një ditë” nëse Uashingtoni vazhdon me kërcënimet dhe sanksionet ndaj Iranit.

Siç u shpreh ai, kur do të iniciohej programi do të mund të vihet në nivel shumë më të avancuar se sa ka qenë në vitin 2015, kur Irani nënshkroi marrëveshjen për programin bërthamor me fuqitë botërore, me të cilën Teherani kufizoi pasurimin e uraniumit për shkak të heqjes së sanksioneve.

Deklaratat e tij nuk do të dëshmojnë aftësitë e tanishme të Iranit, por ka të ngjarë të rrisë më tej presionin mbi administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti iranian megjithatë zbuti fjalimin duke shtuar se Teherani edhe më tej mbetet i përkushtuar ndaj detyrimeve sipas marrëveshjes. /aa/