Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka kritikuar Kanadanë për mbështetjen ndaj luftës së udhëhequr nga SHBA-ja kundër Iranit.
Në një postim në platformën X, Baghaei përdori një referencë nga hokeji në akull, duke e quajtur Kanadanë “ekipin rezervë” të Uashingtonit, një term që përdoret për ekipet e ligave më të ulëta që janë të lidhura me klubet e ligave kryesore.
Baghaei tha se Uashingtoni e ka quajtur Kanadanë “shtetin e 51-të”, ka vendosur tarifa ndaj mallrave kanadeze dhe e ka kërcënuar me masa ndëshkuese për shkak të tymit nga zjarret pyjore.
Sipas tij, pavarësisht këtyre qëndrimeve, Otava vazhdon të mbështesë SHBA-në.
“Ndërkohë, Otava merr pjesë në luftën e paligjshme të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Iranit, për të kënaqur Uashingtonin”, shkroi Baghaei. /mesazhi







