Irani ka njoftuar se ka ndërmarrë sulme me raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrejn, Kuvajt, Jordani dhe Katar, përfshirë edhe bazën ajrore Al Udeid në Katar.
Sipas autoriteteve iraniane, sulmet erdhën pas një vale të re bombardimesh amerikane ndaj objektivave në Iran.
Në Doha, autoritetet aktivizuan alarmet emergjente pas raportimeve për sulmet, ndërsa situata mbetet e tensionuar në të gjithë rajonin e Gjirit.
Deri më tani, autoritetet amerikane dhe ato të vendeve të prekura nuk kanë dhënë një bilanc zyrtar mbi dëmet apo viktimat e mundshme. /mesazhi








