Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ka bërë një apel për të dyja palët e përfshira në konflikt që të sigurojnë ofrimin e vazhdueshëm të aksesit humanitar.
Duke shprehur shqetësim për rritjen e ndjeshme të dhunës dhe humbjen e jetëve të civilëve në Izrael dhe Gaza, organizata po vlerëson në mënyrë aktive nevojat në terren dhe kapacitetin e saj për të ofruar ndihma humanitare thelbësore, jetëshpëtuese për popullsinë civile të prekur.
IRC u bën thirrje të gjitha palëve që t’u përmbahen detyrimeve të tyre sipas të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe të garantojnë qasje humanitare për ata që kanë nevojë. /mesazhi

