Ish hakeri i CIA-s dënohet me 40 vite burg

35-vjeçari Schulte ndau 8761 dokumente me Wikileaks në 2017-ën dhe është thyerja më e madhe e sigurisë në historinë e CIA tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Një ish agjent i CIA është dënuar me 40 vite burg për rrjedhjen e mjeteve të klasifikuara të hakimit tek platforma Wikileaks.

Joshua Schulte u shpall fajtor edhe për posedimin e imazheve të abuzimit me fëmijët. Prokurorët e bëjnë përgjegjës për rrjedhjen e mjeteve “Vault 7” të CIA me të cilat agjentët hakonin smartfonët dhe i përdornin ato si mjete përgjimi.

Ata thanë se rrjedhja e tyre ishte më e rënda në historinë e Shteteve të Bashkuara.

35-vjeçari Schulte ndau 8761 dokumente me Wikileaks në 2017-ën dhe është thyerja më e madhe e sigurisë në historinë e CIA tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Ai mohoi akuzat, por u shpall fajtor për akuza të ndryshme në tre gjyqe federale në  Nju Jork në 2020, 2022 dhe 2023.

Ditën e Enjte ai u dënua për spiunazh, hakim kompjuterike, deklarata të rreme për FBI-në dhe posedim i imazheve të abuzimit me fëmijët.