Manchester United ka mbetur pa trajner.
Kjo pasi që ata kanë shkarkuar Ruben Amorimin, gjatë ditës së sotme.
Legjenda e klubit, Darren Fletcher do të jetë trajneri i përkohshëm ku do të ketë mundësinë të menaxhojë klubin në ndeshjen ndaj Burnleyt.
Mirëpo sipas Fabrizio Romanos, legjenda tjetër e Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka shprehur interesim për t’u rikthyer përsëri në atë pozitë.
Solskjaer, kishte qenë trajner në periudhën 2018-2021 ku kishte arritur finalen e Europa League si dhe pozitën e 2-të, në sezonin 2020/21.







