Ish-ushtarët gjermanë arrestohen pas dyshimeve për komplot terrorist

Dy ish-ushtarë gjermanë janë arrestuar nën dyshimet për tentim të formimit të një force terroriste mercenare, për t’u përfshirë në luftën civile në Jemen, kanë thënë prokurorët.

Arend-Adolf G dhe Achim A, përballen me akuza për terrorizëm pas bastisjeve policore në jug të Gjermanisë të mërkurën.

Ata dyshohet se kanë planifikuar që të rekrutojnë 150 burra për një ushtri private, të formuar nga ish-zyrtarë policorë dhe ushtarë.

Ata kanë dëshiruar që të ofrojnë shërbimet e tyre për Qeverinë e Arabisë Saudite për misione ilegale në Jemen, kanë thënë prokurorët.

Jemeni është përballur me luftë civile në mes të Qeverisë së përkrahur nga Arabia Saudite dhe Lëvizja e armatosur Huthi, prej vitit 2014.

Arabia Saudite është përfshirë në luftën civile më 2015, pak pas zotërimit të kryeqytetit Sanaa nga Lëvizja Huthi, e përkrahur nga Irani.

Ish-ushtarët e akuzuar kanë kërkuar që Arabia Saudite të financojë operacionet e tyre private në Jemen, kanë thënë prokurorët në Gjermani.

Revista gjermane Spiegel, e cila ka raportuar e para për arrestimet, ka thënë se forca mercenare ishte supozuar që të sulmonte dhe të zotëronte zonat që kanë nën kontroll rebelët Huthi në Jemen.

Ish-ushtarët pritet të paraqiten para gjykatës ditën e mërkurë, rreth masës së paraburgimit. /rel