ISIS-i dorëzohet në zonën e fundit në Siri

Mijëra njerëz, duke përfshirë mercenarë të armatosur të ISIS, kanë lënë zonën e fundit të mbajtur në Siri, tha një zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane (SDF).

Sipas tij, rreth 3,000 njerëz kanë braktisur fshatin Baghouz në Sirinë lindore përmes një korridori humanitar të krijuar nga grupi i udhëhequr nga kurdët për ata që duan të largohen ose të dorëzohen.

Bali tha në mesin e atyre që u larguan ishte një numër i madh i mercenarëve të armatosur të ISIS

Evakuimet erdhën pasi forcat e mbështetura nga SHBA ngadalësuan shtytjen e tyre të fundit në Baghouz, copën e fundit të territorit të mbajtur nga ISIS-i, duke lejuar civilët të largoheshin nga enklava e vogël.