“Popujt e Lindjes islame kanë nevojë, përpara se ta kuptojnë Islamin dhe përpara se të presin për ta lartësuar atë, për përpjekje të mëdha që të rrisin nivelin e tyre material dhe kulturor, pra kanë nevojë, së pari për reformim të qenies njerëzore të tyre.
Kur të arrijmë të formojmë njeriun, i cili kupton atë që i thuhet dhe njeh detyrën e tij, atëherë i themi: Ndihmoje Zotin dhe veten tënde në qoftë se dëshiron një jetë fisnike për sot dhe për nesër.
Ndërsa përpjekjet e reformuesve përpara se t’i përshkojnë këto hapa, ato janë sikur dallgët e ujit që shpërthejnë në rërën e shkretëtirës, pa pritur prej tyre që të japin fruta!!
Nga libri: “El-Islam wel-ewda el-iktisadije”
Shejkh Muhamed El-Gazali
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja