Ballina Lajmet Kosovë “Islamic Relief” dhuron 424 çanta me material shkollor për fëmijët jetimë

“Islamic Relief” dhuron 424 çanta me material shkollor për fëmijët jetimë

Organizata “Islamic Relief” në Kosovë, me rastin e fillimit të vitit shkollor ka dhuruar 424 çanta me material shkollor për fëmijë jetimë nga 22 komuna të Kosovës.

Vehbi Zeqiri drejtor i “Start” institucion mikrofinanciar i cili ka ndihmuar “Islamic Relief” për të blerë çantat për fëmijët ka thënë se ardhmja është tek fëmijët dhe tek ta duhet të kontribuojmë.

Ramadan Berisha, drejtor i “Islamic Relief” në Kosova ka thënë falënderuar kontribuuesit dhe u ka thënë nxënësve që të mbyllen vitin shkollor me pesa.

Përveç Prishtinës, kjo organizatë do të dhuroj çanta edhe për fëmijët e komunave të tjera. Për fëmijët nga rajonet Drenas, Skenderaj, Malishevë, Istog dhe Klinë shpërndarja e çantave do të bëhet në zyrën e “Islamic Relief” në Drenas, nga ora 13.

“Islamic Relief” është prezent në 40 shtete të botës, kurse në Kosovë kjo organizatë është nga viti 1999, dhe ka për qëllim që t’i dal në ndihmë familjeve në nevojë.