(Istigfari) kërkimfalja, fjalë apo reflektim? Halil Avdulli

Kërkimfalja ndaj Zotit para se të jetë fjalë e përsëritur me gjuhë, ajo më tepër është një gjendje emocionale e përzemërt në të cilën njeriu i njeh mëkatet e tij, fajëson veten, pendohet dhe kthehet në rrugë të drejtë.
Pra, kërkimfalja nënkupton zgjimin e shpirtit dhe mbrojtjen e tij nga pakujdesia.
Gjithë kjo rezulton me korrigjimin e rrugës, pasi ndërgjegjësimi për gabimin është rruga e parë drejt reformës dhe përmirësimit.