Italia kualifikohet në sekondat e fundit

Indeks Online Logo
Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Ishte fytyrë tragjike ndaj Spanjës por asisti i Califiorit në sekondat e fundit i siguron Italisë kualifikimin
Viber IconINDEKSONLINEE Hënë, 24 Qershor 2024 23:06
Italia ka sigururuar kualifikimin në fazën e 1/16-tës në Kampionatin Evropian.

Në ndeshjen e tretë, “Azurët” barazuan 1-1, me Kroacinë, shkruan IndeksOnline.

Luka Modric i dha epërsinë kroatëve në minutën e 55-të.

Kur të gjithë prisnin fishkëllimen e gjyqtarit, ashtu si me Shqipërinë, Kroacia nuk u mbajt si duhet dhe e pësoi në sekondat e fundit.

Fytyra tragjike kundër Spanjës, Riccardo Califiori i cili shënoi autogoë, u fut nga banka rezervë dhe bëri një asist fantastik për Mattia Zaccagni, i cili barazoi shifrat 1-1 dhe i dha kualifikimin Italisë.

Pas ndeshjeve të sotme, Spanja është lidere e Grupit B, me nëntë pikë, Italia kualifikohet si e dyta me katër pikë, Kroacia ngritet në vendin e tretë me dy pikë dhe Shipëria e fundit me një pikë.