Forcat izraelite të okupimit arrestuan mbrëmë disa të rinj gjatë një bastisjeje në fshatin Budu, në veriperëndim të Jerusalemit të pushtuar.
Sipas informacioneve nga burime lokale, të cilat i përcolli Administrata e Qarkut të Jerusalemit, ushtarët izraelitë hynë në fshat duke përdorur armë zjarri dhe gaz lotsjellës, ndërkohë që një numër i madh trupash u shpërndanë në zonë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan disa të rinj palestinezë. /mesazhi








