Izraeli bombardon një tunel në kufi me Gazën

Ushtria izraelite ka bombarduar një tunel të Hamasit, i cili ndodhet në kufi me Gazën dhe Egjiptin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës izraelite “Yediot Ahronot”, të bazuar në ushtrinë e Izraelit thuhet se avionët luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite kanë bombarduar një tunel i cili ndodhet në rajonin kufitar mes Gazës dhe Egjiptit.

Pretendohet se përgjegjësia për incidentet të cilat ndodhin brenda apo jashtë Gazës i përket Hamasit.

Ndërkohë burimet e sigurisë palestineze njoftuan se forcat ajrore të Izraelit kanë në objektiv tokat bujqësore të qytetit Refah, në jug të Gazës.

Burimet kanë thënë se nuk ka të plagosur apo të vdekur si pasojë e sulmit.