Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli bombardon xhaminë Al-Yarmouk në Gaza

Izraeli bombardon xhaminë Al-Yarmouk në Gaza

Xhamia Al-Yermouk në perëndim të Gazës është shkatërruar nga sulmet ajrore të kryera nga avionët luftarakë izraelitë, raporton Anadolu.

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan me raketa xhaminë Al-Yarmouk. Xhamia u shkatërrua nga bombardimet.

Me këtë rast, numri i xhamive të shkatërruara nga sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës u rrit në katër.

Dje, Izraeli goditi xhamitë El-Emin Muhammed, Ahmed Yasin dhe Muhammed el-Habib.

Ndërkohë, janë duke vazhduar sulmet ajrore intensive të avionëve luftarakë izraelitë kundër Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite njoftoi se gjatë natës kreu më shumë se 500 sulme ajrore në Rripin e Gazës.