Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli kryen sulm raketor në Halep të Sirisë

Izraeli kryen sulm raketor në Halep të Sirisë

Izraeli mbrëmë ka kryer sulm raketor në Halep, qytetin më të madh në Siri, njoftoi agjencia e lajmeve SANA, e cila është nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Assadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të mërkurën rreth orës 23:00 mbrojtja ajrore ushtarake interceptoi agresion ajror izraelit”, deklaroi për agjencinë SANA një burim anonim ushtarak.

“Objektivi i sulmit raketor izraelit ishin vende të shumta industriale në rajonin industrial Sheik Najar në verilindje të Halepit. Një numër i raketave armike janë goditur”, shton burimi.

Bëhet e ditur se sulmi ka shkaktuar “vetëm dëme materiale”.

Nuk ka ende asnjë reagim nga pala izraelite mbi pretendimet e tilla.

Lajmi erdhi disa ditë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në Washington nënshkroi vendimin me të cilin njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirën e Golanit në Siri.