Izraeli miraton armëpushimin në Gaza

Zyra e Kryeministrit izraelit Netanyahu njofton ndërprerjen e sulmeve raportojnë media të ndryshme ndërkombëtare.

Zyra e kryeministrit izraelit Netanyahu njofton armëpushimin në operacionin e Gazës pas 11 ditësh luftime.
Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti të enjten, pas përpjekjeve të mëdha ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit më të rëndë që nga Lufta e Gazës e vitit 2014.
Sulmet e Izraelit ndaj Hamasit u përshkallëzuan gjatë fundit të muajit Ramazan, duke vrarë të paktën 232 njerëz në Rripin e Gazës në një nga sulmet më vdekjeprurëse në vite.

Hamas konfirmon armëpushimin

Osama Hamdan, një zyrtar i lartë i Hamasit, i tha rrjetit Al Mayadeen të lidhur me Hezbollahun se grupi palestinez ka marrë “garanci që agresioni izraelit në Xhaminë Al-Aqsa dhe Sheik Jarrah të ndalen”. /mesazhi