Izraeli shenjëstron Aljazeera-n

Izraeli ka bombarduar shtëpinë e korrespondentit të Al-Jazeera në Gaza, Wael Al-Dahdouh, përderisa gazetari ishte në detyrë.

Në këtë sulm mbetën të vrarë gruaja dhe fëmijët e tij.

Ditë më parë, Izraeli ka kërkuar mbylljen e Al-Jazeeras, ndërsa në vitin 2021 kishte bombarduar shtëpinë mediatike në Gaza, ku ishin edhe zyret e televizionit, i cili është në pronësi të shtetit të Katarit.

Një video e gazetarit palestinez teksa mban në duar trupin e pajetë të vajzës dhe ende i veshur me jelekun antiplumb më të cilin ishte duke raportuar, po qarkullon në Twitter.

/huazuar