Patatet e ëmbla nuk janë të përkryera vetëm për festa, por mund të hahen edhe gjatë tërë vitit.
Ato janë burim i shkëlqyeshëm i përbërësve të dobishëm ushqimorë, prandaj është e mençur që ta përfshijmë atë rregullisht në menynë tonë. Ja disa nga përbërësit e dobishëm të patateve të ëmbla. Antioksiduesit – bëhet fjalë për beta karotinën.
Karotenoidet janë pigmente organike të cilave ua japin patateve të ëmbla pamjen e tyre të portokalltë. Antioksiduesit luftojnë radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakjen e qelizave.
Vitamina B6 – e zvogëlon sasinë e homocisteinës në sistemin tonë. Homocisteina është parë se shkakton sëmundjet degjeneruese, duke përfshirë edhe infarktin e zemrës dhe të trurit.
Kaliumi – është një elektrolit kyç, i cili ndihmon në kontrollimin e sinjaleve nervore dhe të rrahurave të zemrës. Magnezi – e lufton stresin dhe promovon relaksimin. Hekuri- ofron energji dhe ndihmon krijimin e eritrociteve.








