Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të Shëndetësisë të zhvilluar në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për punën 14 vjeçare të AK Partisë, Yıldırım është shprehur se puna që kjo parti ka bërë për zhvillimin dhe veçanërisht të shëndetësisë dhe transportit nuk mund të lihet mënjanë.
“Nëse mendoni që këtë popull do ta kapni duke i ndaluar diçka, atëherë gabohen. Tashmë mund të prodhojmë çfarëdo produkti në Turqi. Synimet tona të para janë projektet e kombëtarizimit dhe përmirësimit të produkteve. Përgjigja më e bukur ndaj atyre që mundohen të na vënë kufij financiarë është të përdorim me përsosmëri i fuqisë punëtore vendase, produktin vendas dhe mendjen për prodhimin e çdo gjëje në vend. Për këtë po marrim të gjitha masat e nevojshme. Ne bëmë çfarë mundëm. Tashmë i takon investitorëve të rinj të vazhdojnë më tej”, u shpreh ai.
Yıldırım duke folur për shëndetësinë në vend ka thënë se Turqia tashmë ka një shërbim më të mirë se sa në vendet e zhvilluara.
Ndërsa duke folur për vendimin e Parlamentit Evropian (PE), Kryeministri Yıldırım tha: “Dy ditë më parë deputetët e PE-së u mblodhën dhe votuan pro një rezolute për pezullimin e negociatave të integrimit të Turqisë me BE-në. Normalisht që ky vendim për ne nuk ka asnjë rëndësi. Le të marrin çfarë vendimi të duan. Ne bëjmë çfarë thotë populli jonë. Jashtë vendimit të tyre nuk njohim asnjë vendim.”
“Prej 53 vitesh jemi duke ecur në këtë rrugë. Për çfarë po ecim? Për një botë më të mirë. Për një Evropë më të sigurtë. Duke qenë të gjithë këto synime, të ngrihesh dhe të mundohesh ti japësh drejtim Turqisë, të paktën është një mungesë vizioni. Un shpresoj që ky sugjerim nuk do të gjejë mbështetje në samitin e Liderëve të BE-së dhe marrëdhëniet gjysmë shekullore Turqi-BE nuk do të cenohen. Mendoj që ka ende liderë vizionarë në Evropë”, është shprehur në vijim Kryeministri Yıdlırım.
“Besueshmëria e popullit tonë ndaj BE-së është cenuar”
Në lidhje me vendimin e PE-së Yıldırım tha se “Besueshmëria e popullit tonë ndaj BE-së e cila ishte në pakësim është cenuar me këtë rezolutë. Ky vendim është marrë duke qenë larg një qëllimi të mirë. Ajo që dua të them është se BE-ja duhet të vendosë nëse do të jetë në bashkëpunim me Turqinë apo me organizatat terroriste. Populli turk këtë po pret.”
“Turqia është vendi i vetëm ku nuk ka vdekur humanizmi”
Në vijim të fjalës së tij Yıldırım tha: “Nuk duhet harruar se Turqia është vendi që ka hapur dyert për miliona njerëz të cilët janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të dhunës dhe luftës në Siri dhe Irak. Nëse Turqia nuk do t’ju dalë për zot këtyre refugjatëve, mendojeni vetë gjendjen e Evropës. Në Hungari dhe Austri shkuan 3-5 refugjatë dhe filluat ti shkelmonit përpara njerëzimit. I hodhët në tokë dhe i përdhosët. Turqia është vendi i vetëm ku humanizmi ende nuk ka vdekur.”