Ja sesi të kontrolloni shëndetin e baterisë së iPhone

Kur bie nën 80% do të thotë se bateria ka degraduar ndjeshëm dhe duhet të zëvendësohet që iPhone të funksionojë në performancë maksimale.

Nëse prej atyre që nuk e ndryshojnë iPhone çdo vit, kontrolli i vazhdueshëm i gjendjes së baterisë është me rëndësi të lartë.

Kjo sepse performanca e baterisë së iPhone degradon me kalimin e kohës duke ndikuar në intervalet e karikimit të pajisjes.

Apple ofron një mënyrë të lehtë për të kontrolluar baterinë iOS dhe iPadOS.

Ja sesi të kontrolloni shëndetin e baterisë së iPhone

Këtë informacion e merrni menjëherë nga aplikacioni Settings. Ndiqni udhëzimet si mëposhtë:

  • Lançoni aplikacionin Settings në iPhone. Shkoni tek opsioni Battery.
  • Aty do të gjeni opsionin Battery Health. Klikoni mbi të
  • Në këtë menu të re do të shikoni kapacitetin maksimal të baterisë në përqindje

Ky seksion tregon gjithashtu optimizimet e performancës që janë aplikuar në iPhone për të parandaluar fikjen e papritur

Nëse shëndeti i baterisë është nën 80% do të shikoni një mesazh në këtë menu. Kur bie nën 80% do të thotë se bateria ka degraduar ndjeshëm dhe duhet të zëvendësohet që iPhone të funksionojë në performancë maksimale. /PCWorld Albanian