Ja sesi të shkarkoni iOS 15 tani

Çfarë duhet të bëni që ta shkarkoni iOS 15 menjëherë?

OS 15 ka mbërritur më në fund. Edhe pse nuk është ndonjë përditësim revolucionar, sjell disa funksionalitete të dobishme për të cilat mbase nuk do të dëshironit të prisni gjatë.

Çfarë duhet të bëni që ta shkarkoni iOS 15 menjëherë? Ndiqni hapat si mëposhtë:

  • Shkoni në Settings > General > Software Update
  • Jepni pak sekonda derisa përditësimi të mbërrijë tek ju. Pasi të jetë shfaqur në ekran klikoni “Install Now.” Me shumë gjasa do tu kërkohet fjalëkalimi dhe të pranoni Termat dhe Kushtet e Apple
  • Nëse nuk shikoni përditësimin, atëherë shkoni në fund të ekrani dhe klikoni “Upgrade to iOS 15” dhe më pas opsionin “Download and Install
  • Shkruani fjalëkalimin nëse ju kërkohet dhe pranoni Termat dhe Kushtet ndërsa shkarkimi nis.

Do të marrë ca kohë përditësimi andaj vendosni telefonin në tavolinë dhe kthehuni pas disa minutash për të gjetur smartfonin me sistemin e ri operativ. /PCWorld Albanian