Ja si përfitohet vaji i ullirit ekstra i virgjër (Video)

Vaji i ulliri vjen në shumë varietete dhe shije që ndryshojnë në varësi të tokës, klimës, moshës së kokrrës së ullirit, si dhe metodës së prodhimit.

Vaj ulliri më i rafinuar quhet ‘ekstra i virgjër’. Për t’u quajtur kështu, ullinjtë duhet të shtypen brenda 24 orëve. Ata gjithashtu duhet të shtypen me ‘presion të ftohtë’, që do të thotë që vaji është nxjerrë mekanikisht në temperaturën e dhomës pa përdorimin e nxehtësisë apo kimikateve.

Ndërsa fabrikat moderne përdorin bateri çeliku për të shtypur ullinjt, disa mullinj të vegjël, të cilat funksionojnë si biznese të familjes, ende e bëjnë atë sipas modës së vjetër me rrota granitesh gjigante.

Mulliri në videon e mëposhtme është në Monopoli, në jug të Italisë, dhe prodhon rreth 800 litra në ditë vaj ulliri ekstra të virgjër, duke shtypur rreth 5.000 kg ullinj.

Ullinjt e korrur hyjnë në mulli në një rrip transportieri, duke humbur rreth 90% të gjetheve. 10% e fundit është hedhur në një pastë, nga e cila nxerret vaji.

Pasta e fituar pas shtypjes më pas përhapet mbi disqe me fibra të mëdha që janë grumbulluar dhe shtypur për rreth 2.5 orë.

Së fundi, vaji është i ndarë nga uji dhe është i gatshëm për t’u shitur, ose mund të filtrohet për t’i dhënë një pamje të qartë. Filtrimi bëhet përmes një gypi dhe një fashe pambuku. Ndërsa vaji i filtruar ka jetëgjatësi më të gjatë, ka më pak shije se produkti i filtruar. /MESAZHI/